Administrata e re e Joe Biden, presidentit të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm që ka ndërruar politikën shtetërore, por edhe dekorimin brenda Shtëpisë së Bardhë.
Siç raporton Independent, pamja e re e Shtëpisë së Bardhë është bukur atraktive, por të njëjtën kohë është ndërruar edhe vula e re personale.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit, 90 pjesëtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë filluar të merren me futjen e gjësendeve të Bidenit – ku i tërë procesi ka zgjatur pesë orë.
Familja e Joe Biden e kishin planifikuar zhvendosjen më 20 janar, por nuk do t’ia ndryshojnë plotësisht pamjen Shtëpisë së Bardhë apo të sjellin dekorimet personale.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur familjen e presidentit të ri amerikan që të ndryshojë disa detaje, e sigurisht se do të investojnë miliona dollarë që ta rinovojnë një nga ndërtesat më të rëndësishme në botë.