Gjykata e Lartë e SHBA-së hodhi poshtë paditë kundër ish-presidentit, Donald Trump.
Paditë e ngritura e akuzojnë atë për shkeljen e dispozitave të Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit duke mbajtur në pronësi biznesit e tija, duke përfshirë një hotel pranë Shtëpisë së Bardhë, gjatë mandatit të tij, raporton cnn.
Gjyqtarët refuzuan urdhrat e gjykatave më të ulëta që lejonin procese gjyqësore – një e ngritur nga Uashingtoni dhe shteti i Marylandit dhe një e ngritur nga prokurorët.
Gjithashtu refuzuan të dëgjonin ankesat e Trumpit kundër atyre vendimeve. Ata urdhëruan gjykatat më të ulëta të pushojnë çështjet e diskutueshme.
Paditë pretendojnë se Trumpi shkeli dispozitat e Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit, i cili ndalon pranimin e dhuratave dhe parave nga qeveritë e huaja, por edhe ato të qeverive federale pa miratimin e Kongresit.