Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 147 mijë e 254 raste të reja me koronavirus dhe 1 mijë e 758 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Sipas vlerësimeve të JHU, gjithsej në të gjithë vendin tani qëndrojnë në 25 milionë e 293 mijë e 201 raste, përfshirë 420 mijë e 972 vdekje, shkruan CNN.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.