100 milionë doza të vaksinës anti-COVID në 100 ditët e para të administratës Biden

Amerika

100 milionë doza të vaksinës anti-COVID në 100 ditët e para të administratës Biden

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:54
Joe Biden

Shtëpia e Bardhë ka synime të mëdha për vaksinimin e qindra miliona amerikanëve kundër koronavirusit në 100 ditët e para të administratës Biden.

Qëllimi zyrtar i administratës së Joe Biden mbetet ende 100 milionë doza vaksine në 100 ditët e tyre të para në detyrë, pavarësisht se Presidenti i SHBA-së shpreh optimizëm se numri i përgjithshëm mund të jetë edhe më i lartë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN, transmeton lajmi.net.

Presidenti Biden tha se ishte me shpresë që Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të administronin 1.5 milion vaksina të koronavirusit në ditë – 50% më shumë se 1 milion doza në ditë që kishte premtuar që para inaugurimit.

Por, Shtëpia e Bardhë është ende duke synuar qëllimin fillestar, të cilin administrata ende e sheh si “ambicioze, por të arritshme”, tha zyrtari. Sidoqoftë ata gjithashtu parashikojnë që shumë gjëra mund të shkojnë keq duke pasur parasysh natyrën e paparë të pandemisë.

Zyrtari theksoi se shpresa tani ishte të kapërcente atë qëllim fillestar prej 100 milionë vaksinash në 100 ditët e para.

Duke e përshkruar Biden si një “optimist”, zyrtari gjithashtu tha se Presidenti ka shtyrë ekipin e tij Covid të synojë për përparim përtej qëllimit të tyre fillestar prej 100 milionë dozave të vaksinave në 100 ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat