Presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy më 26 janar të vitit 1961, ka emëruar Janet G. Travell si mjeken e tij.
Kjo ishte hera e parë që një grua mban postin e mjekut të presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë.
Travell (1901 – 1997 ) mbeti aktive në fushën e mjekësisë deri në fund.
Ajo u mor me shkrime, me leksione dhe u mori pjesë në konferenca shkencore.