19 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Brazil dhe 33 janë plagosur kur një autobus ka dalë nga rruga në rajonin bregdetar të Paranasë.
Mediat lokale raportojnë se mes viktimave janë disa fëmijë.
Sipas raportimeve, autobusi që po transportonte 60 udhëtarë për në resortin e Santa Katarinës kishte udhëtuar mbi 3500 kilometra përpara se të dilte jashtë rrugës.
Drejtuesi i autobusit ka marrë vetëm disa lëndime të lehta dhe po pyetet nga autoritetet policore në lidhje me rrethanat e këtij aksidenti tragjik.