Zëvendëspresidentja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka aplikuar dozën e dytë të vaksinës për koronavirus.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi të saj në facebook, ndërsa apelon për kujdes dhe të mos refuzohet marrja e vaksinës sapo të jetë e disponueshme për secilin.
”E sigurt, e lehtë dhe shpëton jetë”, shkruan tutje Harris, ndërsa mesazhin e saj e ka shoqëurar dhe me një fotografi të momentit kur ajo pranon dozën e dytë të vaksinës gjatë një vizite në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.