Senati amerikan ka konfirmuar Antony Blinken si sekretar të ri të Shtetit.
Blinken është një diplomat karriere dhe këshilltar i vjetër i presidentit Joe Biden.
Në këtë pozitë ai e pason Mike Pompeon, i cili ishte një nga anëtarët që shërbeu më së gjati në kabinetit e presidentit të mëparshëm, Donald Trump.
Si diplomat i lartë, Blinken do të ketë për detyrë rinovimin e diplomacisë amerikane dhe angazhimin global, pas katër vitesh të politikës së Trumpit "Së pari Amerika".