Personi më i pasur në Meksikë dhe një prej personave më të pasur në botë, Carlos Slim, është hospitalizuar me COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Slimit, Arturo Elias.
Ai ka thënë se 80-vjeçari është në gjendje të mirë dhe është hospitalizuar në mënyrë që të monitorohet gjendja e tij, raporton agjencia Reuters.
Meksika është një nga vendet që është prekur më së rëndi nga COVID-19. Në Meksikë janë regjistruar zyrtarisht 152.016 të vdekur nga COVID-19.