Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, po refuzon të mbajë fjalën pasi kishte deklaruar se do të hajë këpucën e tij – nëse Joe Biden fiton në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, shkruan Independent.
Harlan Hill, këshilltar i presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, ishte zotuar publikisht para McKay Copping që e kishte intervistuar në natën e zgjedhjeve presidenciale në Washington DC gjatë nëntorit të vitit të kaluar.
Hill ishte pyetur nga Coppins se sa i sigurtë është, nëse Trump do të fitojë mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të vitit të kaluar.
“Oj, ai do të fitojë. Qind për qind jam i sigurtë”, ishte përgjigjur Hill.
E kur Coppins këmbënguli të di se çfarë do të bënte nëse kandidati i tij i preferuar humb garën, ai ishte përgjigjur shkurt: “Do të ha këpucën time, do ta bëjmë këtë në transmetim të drejtpërdrejtë”.
E deri më tani këtë premtim nuk e ka përmbushur Hill.