Kongresmeni demokrat, Stephen Lynch, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, edhe pse ishte vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës së Pfizer.
65-vjeçari, i cili përfaqëson distriktin e tetë të Massachusetts në Kongres, rezultoi pozitiv për virusin të premten mbrëma.
Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit të presidentin Joe Biden, por testi që iu bë para eventit doli negativ.
Kongresmeni e mori dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit pak para inaugurimit, por megjithatë, zëdhënësi i tij nuk e saktësoi datën se kur konkretisht.
Lynch është asimptomatik dhe doli pozitiv për virusin vetëm pasi një anëtar i personelit në zyrat e tij në Boston u infektua.