Kongresmeni infektohet me COVID-19 edhe pse kishte marrë dy doza të vaksinës: Mjekët amerikan kanë një shpjegim

Amerika

Kongresmeni infektohet me COVID-19 edhe pse kishte marrë dy doza të vaksinës: Mjekët amerikan kanë një shpjegim

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:04
Stephen Lynch

Një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Stephen Lynch, mësoi se ishte pozitiv për coronavirus.

Lynch mori dy doza të vaksinës Pfeizer/BioNTech dhe ishte negativ në provën para përurimit të presidentit Joe Biden.

“Stephen Lynch mori një rezultat pozitiv pasi u testua në fillim të kësaj jave”, tha zëdhënësi i tij, Molly Rose Tarpy.

Ajo shtoi se Lynch do të izolohet pa asnjë simptomë të coronavirusit, raporton cbsnews.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thanë se duhen disa javë pas vaksinimit që trupi të fitojë imunitet, që do të thotë se një person mund të ekspozohet ndaj virusit para ose pas vaksinës dhe të sëmuret me COVID-19. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat