SHBA raporton mbi 110 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA raporton mbi 110 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 110 mijë e 470 raste të reja me COVID-19.

Poashtu, 1 mijë e 789 viktima gjatë 24 orëve të fundit, sipas regjistrimit të rasteve të Universitetit Johns Hopkins.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani Amerika ka 26 milionë e 185 mijë e 355 të infektuar dhe 441 mijë e 319 viktima, shkruan CNN.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat