Stuhia Orlena rrezikon 100 milionë banorë në SHBA

Amerika

Stuhia Orlena rrezikon 100 milionë banorë në SHBA

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Pasi “pushtoi” disa qytete në shtetet qendrore amerikane, stuhia Orlenda ka mbërritur në brigjet veriore të Atlantikut, duke përfshirë Nju-Jorkun, Uashingtonin, Filadelfian dhe Nju-Xhersin.

Në Çikago, bora arriti në mbi 16 centimetra trashësi, por në Nju-Jork pritet që niveli të arrijë deri në 60 centimetra, shoqëruar me erë të fortë deri në 88 km/h. Autoritetet kanë paralajmëruar për të marrë masa mbi 100 milionë banorë, që pritet të preken nga moti i keq.

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill de Blasio, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytet dhe u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi duke nisur nga e hëna në mëngjes, ndërsa janë kufizuar udhëtimet nga jashtë shtetit.

Gjithashtu, në aeroportin “John F. Kennedy” janë anuluar 75% e fluturimeve të së hënës, ndërsa na atë “La Guardia”, 81% e fluturimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat