​Presidenti amerikan që nuk guxonte t’i ndezë dritat

Amerika

​Presidenti amerikan që nuk guxonte t’i ndezë dritat

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Benjamin Harrison

Më 3 shkurt 1889 në Uashington përfundoi instalimi i dritave në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, thuhet se presidenti i asaj kohe, Benjamin Harrison dhe familja e tij nuk i preknin me dorë çelësat për të ndezur dhe fikur dritat, nga frika e korentit.

Në atë kohë energjia elektrike ishte diçka e re.

Kështu, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë, para se të shkonin në shtëpi, çdo mbrëmje i fiknin dritat dhe i ndiznin ato kur vinin për të punuar në mëngjes.

Gjatë natës, Familja e Parë e Shteteve të Bashkuara vazhdonte të përdorte qirinj, gaz natyror dhe fenerë, të cilat ishin përdorur para elektrifikimit të Shtëpisë së Bardhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat