Ata që nuk respektojnë masat federale që obligojnë qytetarët të bartin maska mbrojtëse në SHBA, do të ballafaqohen me dënime prej 250 dollarëve e dënimi mund të rritet varësisht prej rrethanave – ka bërë të ditur Menaxhmenti i Agjencisë për Siguri në Trafik (TSA).
Siç raporton CNN, e nëse përsëritet shkelja apo refuzojnë t’ju binden urdhrave, qytetarët mund të dënohen deri më 1.500 dollarë.
Aviokompanitë amerikane kanë ndërmarrë iniciativën për të ndaluar pasagjerët që nuk i përmbahen masave, kurse menaxhenti i aviacionit civil ka njoftuar se masat duhet të aplikohen për të gjithë pasagjerët që pengojnë apo sulmojnë anëtarët e ekuipazhit – duke ua bërë me dije se nuk mund të futen në aeroplan nëse nuk bartin maskë.
Kujtojmë që bartja e maskave është e obligueshme në Shtetet e Bashkuara gjatë udhëtimeve, qoftë me aeroplan, tren apo autobus.