Kanadaja ka zgjatur ndalimin e anijeve të lundrimit deri në shkurt 2022 për shkak të përkeqësimit të pandemisë, raporton CNN.
Kjo ndikon në udhëtimet e njohura në Kanada, duke përfshirë lumin St.Lawrence dhe Provincat Detare në anën e Atlantikut .
Por zgjatja e masave shtrënguese do të prekë gjithashtu Alaskën madje dhe Seatlle, Washington për shkak të afërsisë gjeografike.
Të enjten, më 4 shkurt ministri kanadez i transportit Omar Alghabra njoftoi se urdhrat e përkohshëm që ndalojnë mjetet lundruese në ujërat e saj do të jenë në fuqi deri në shkurt të vitit 2022.
Qeveria tha se “anijet e pasagjerëve që mbanin më shumë se 12 persona janë ende të ndaluara të hyjnë në ujërat bregdetare të Arktikut, duke përfshirë Nunatsiavut, Nunavik dhe bregun e Labradorit.”
Ndikimi më i madh i këtyre masave do të jetë për personat që shijojnë përvojën e anijeve turistike në këto ujëra.
Anijet e lundrimit që transportojnë më shumë se 100 pasagjerë do të ndalohen të lundrojnë në ujërat kanadeze.
“Ndërsa kanadezet vazhdojnë të bëjnë pjesën e tyre për të zvogëluar përhapjen e Covid-19, qeveria jonë vazhdon të punojë shumë për të siguruar që sistemi i transportit të Kanadasë të mbetet i sigurt,” tha Alghabra në deklaratën e qeverisë.
“Ndalimet e përkohshme për anijet e lundrimit dhe anijet lundruese turistike janë thelbësore për të vazhduar të mbrojnë më të prekshmit midis komunitetit tonë.”
Nëse situata pandemike ” përmirësohet mjaftueshëm” urdhrat mund të anulohen më herët se data e caktuar në shkurt të vitit 2022.