Shtetet e Bashkuara raportuan 86 mijë e 646 raste të reja me COVID-19 dhe 1 mijë e 465 vdekje nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 27 milionë e 94 mijë e 14 dhe 464 mijë e 941 viktima, shkruan CNN.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.