SHBA vazhdon me shifra të larta të infeksioneve dhe vdekjeve ditore nga koronavirusi.
Shtetet e Bashkuara raportuan 86,646 raste të reja me Covid-19 dhe 1,465 vdekje shtesë të lidhura me virusin të hënën, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN.
Kjo e rrit numrin e përgjithshëm kombëtar në të paktën 27,094,014 infeksione dhe 464,941 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.