Një qytet i vogël në Kaliforni me një industri turizmi të goditur rëndë nga pandemia, po u ofron vizitorëve 100 dollarë për të qëndruar aty.
Programi “Vizitoni Luginën Santa Maria” ofron 100 kuptona të cilat mund të përdoren në kantinat e verës të qytetit, birraritë dhe restorantet, për turistët që qëndrojnë për të paktën dy netë në hotelet atje.
Promovimi, i cili nisi të enjten, zgjat deri më 31 mars.
“Lugina e Santa Maria ka aq shumë për të ofruar”, tha Jenifer Harrison, drejtoreshë e Byrosë së Vizitorëve të Luginës së Santa Maria. “Ne kemi plazhe, hotele dhe verëra të bukura që janë një mundësi e shkëlqyeshme për udhëtarët e ndërgjegjshëm për buxhetin gjatë një kohe të rimëkëmbjes ekonomike”.
Harrison tha se qyteti është një vend i sigurt udhëtimi sesa shumë destinacione të tjera të Kalifornisë, pasi zona është më pak e mbushur me njerëz dhe distancimi social mund të zbatohet më lehtë.