Presidenti i SHBA-së, Joe Biden beson se mësuesit amerikanë duhet të kenë përparësi në vaksinimin kundër coronavirusit.
Sidoqoftë, ai shtoi se do të dëgjonte rekomandimet e shkencëtarëve për një qasje gjithëpërfshirëse rreth rihapjes së shkollave, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Ai beson se mësuesit duhet të marrin vaksina, por ai dëgjon shkencën dhe ka hapa të rëndësishëm që duhet të ndërmarrim për të siguruar rihapjen e sigurt të shkollave”, tha drejtoresha e komunikimeve e Shtëpisë së Bardhë, Kate Beddingfield.
“Vaksinat janë një pjesë e kësaj”, theksoi ajo gjatë një interviste me MSNBC-në, raporton reuters.
Ndryshe, SHBA-ja po vazhdon të vaksinojë qytetarët e saj, ku deri më tani mbi 30 milionë njerëz janë vaksinuar.