Ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo të martën hodhi poshtë gjetjet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që thonë se është “jashtëzakonisht e vështirë” që COVID-19 të dalë nga një laborator i Wuhanit, Kinë.
Pompeo u shfaq në Fox News të martën dhe përsëriti shumë nga paralajmërimet rreth ndikimit të poshtër të Kinës, duke përfshirë një nga cicërimat e fundit si sekretar i shtetit i cili paralajmëroi, “Partia Komuniste Kineze nuk është miku ynë”.
Pompeo dyfishoi inteligjencën amerikane që tregonte se COVID-19 e kishte origjinën në një laborator të Wuhanit, pavarësisht raportimeve të javës së kaluar se ka shumë më shumë të ngjarë që virusi erdhi nga kafsha tek njeriu, raporton newsweek.
OBSH-ja njoftoi të martën se po i jep fund hetimit rreth krijimit të mundshëm të virusit në ndonjë laborator kinez.
WATCH: @mikepompeo weighs in on new reporting on COVID origins and other foreign policy topics @BillHemmer @DanaPerino pic.twitter.com/V2K8JlW0mZ
— America's Newsroom (@AmericaNewsroom) February 9, 2021
Peter Daszak, një zoolog i cili është pjesë e ekipit ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Wuhan, Kinë, ka thënë për CNN se shkencëtarëve mund t’iu duhen javë, muaj apo edhe disa vjet për ta bërë të qartë origjinën e COVID-19.