Gjyqi i dytë i fajësimit të Donald Trumpit po hyn në ditën e dytë

Amerika

Gjyqi i dytë i fajësimit të Donald Trumpit po hyn në ditën e dytë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:25
Foto

Sot është dita e dytë e gjykimit të dytë të fajësimit të ish-presidentit Donald Trump.

Demokratët dhe republikanët do të prezantojnë edhe sot argumentet e tyre në Senat, raporton cnn.

Akuzuesit do të shfaqin edhe sot pamjet e sigurisë së Kongesit amerikan të paparë më parë për të demonstruar shkallën e dhunës që ka ndodhur.

Dje, avokatët e Trumpit kanë dhënë deklaratat e tyre hapëse. Senati vendosi gjithashtu që gjyqi i fajësimit të Trumpit ishte kushtetues, duke votuar 56 me 44 kundër.

Ndryshe, ish-presidenti po akuzohet se ka nxitur mbështetësit që të shkaktojnë kaosin në Capitol Hill, ku për pasojë kishte edhe viktima. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat