Brazili ka regjistruar 59,602 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në të njëjtën periudhë, 1,330 njerëz vdiqën, kështu që numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 234,850, njoftoi Reuters.
Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus është afër 9.7 milionë, kështu që Brazili është në vendin e tretë në botë për numrin e lartë të të infektuarve me koronavirus.