Disa pjesë të Shteteve të Bashkuara janë goditur nga moti i ftohtë.
Një prej tyre është edhe shteti i Luizianës, i cili po kalon nëpër një stuhi të madhe të dëborës, raporton abcnews.
Madje, shkëndija elektrike masive fluturojnë nëpër linjat e energjisë në Luiziana ndërsa moti i rrezikshëm godet rajonin.
Ndryshe, Teksasi ka përjetuar edhe rreshjet e dëborës pas shumë viteve, e cila ka befasuar qytetarët e saj.