Autoritetet në Bronx kanë zbuluar laboratorin e parë të prodhimit të drogës së njohur si metamfetaminë.
Ky aksion të kujton shfaqjen e njohur “Breaking Bad”.
Më 3 shkurt, agjentët e DEA dhe policia bastisën laboratorin e improvizuar në apartament që ndodhej përballë një shkollë fillore në Bronx dhe sekuestruan metamfetaminë, heroinë dhe 2,000 pilula ekstazi.
“Kjo nuk është shfaqja ‘Breaking Bad’, por është një shenjë e keqe që metamfetamina po përpiqet të bëjë një shtëpi në Neë York City,” tha Ray Donovan, agjent special i DEA.