Jetëgjatësia në ShBA bie për një vit, në mes pandemisë

Amerika

Jetëgjatësia në ShBA bie për një vit, në mes pandemisë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Jetëgjatësia në SHBA ka rënë për një vit të plotë në gjysmën e parë të vitit 2020, një ndryshim që ekspertët thonë se u nxit nga pandemia COVID-19 në rritje.

Jetëgjatësia për gjithë popullsinë ka rënë në 77.8 vjet, sipas një raporti nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.

“Kjo është një rënie e madhe”, ka thënë Dr. Robert Anderson, Shefi i Statistikave të Vdekshmërisë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për Associated Press.

Por, ndryshime edhe më të mëdha ka pasë në grupet e minoriteteve.

Burrat me ngjyrë kanë pësuar rënien më të madhe ku jetëgjatësia ka rënë për tre vjet në mes të janarit dhe qershorit të vitit 2020.

Jetëgjatësia e burrave hispanikë ka rënë në 2.4 vjet gjatë kësaj periudhe.

“Duhet të ktheheni prapa në Luftën e Dytë Botërore, në vitet 1940, për ta parë një rënie të tillë të jetëgjatësisë”, ka thënë Dr.Anderson.

Kjo do të thotë që jetëgjatësia në momentin e lindjes tani është 75.1 vjet për burrat amerikanë – një rënie prej 1.2 vjetësh nga viti 2019.

Për gratë, jetëgjatësia është 80.5 vjet, pasi ka rënë për gati një vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat