Administrata e Joe Biden, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i ndajë katër miliardë dollarë për një program vaksinimi kundër COVID-19 për shtetet e varfra të botës.
Ky projekt do të shpaloset në samitin e G7 që do të mbahet të premten, duke shpresuar se ata do të gjejnë mbështetje edhe nga superfuqitë tjera, thuhet në njoftimin zyrtarëve amerikanë.
Shtëpia e Bardhë, në këtë takim do të njoftojë për ndarjen e katër miliardë dollarëve për vaksinat COVAX.
Me to synohet të sigurohet një furnizim i drejtë me vaksinat kundër koronavirusit në të gjithë botën, shkruan Reuters.