Një qytetare në SHBA ka përjetuar momentin më të vështirë dhe të frikshëm të jetës së saj.
Shannon Stevens u sulmua nga një ari teksa ishte në tualet.
Shannon, vëllai i saj Erik dhe e dashura e tij kishin marrë makinat e dëborës në shkretëtirë për të qëndruar afër Liqenit Chilkat, në juglindje të Alaskës, ditën e shtunën.
Treshja kishin ngrënë suxhuk para se Shannon të shkonte të përdorte tualetin.
“Unë dola atje dhe u ula në tualet dhe menjëherë diçka kafshoi prapanicën time ndërsa isha ulur. U ngrita shpejt dhe bërtita”, tregon Shannon, citon Daily Mail.
Eriku dëgjoi të bërtiturat dhe shkoi në ambientet e jashtme, rreth 150 metra larg saj. Atje, ai gjeti Shannon duke u kujdesur për plagën e saj.
Ata në fillim menduan se ajo ishte kafshuar nga një ketër ose një vizon, ose diçka e vogël.
Eriku vendosi të hetojë dhe, me një fener në dorë, ngriti shpejt ulësen e tualetit.
“Hapa tualetin dhe aty pashë një fytyrë ariu tamam aty në nivelin e ulëses së tualetit, parë prapa lart përmes vrimës.
“Thjesht mbylla kapakun aq shpejt sa munda. Unë thashë: Është një ari atje poshtë, ne duhet të largohemi nga këtu tani“.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/19/auto_ariu21613773816.jpg)