Rastet, shtrimet në spital dhe vdekjet nga koronavirusi kanë pësuar rënie në Shtetet e Bashkuara, tha të premten Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave të SHBA.-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Ne vazhdojmë të shohim një rënie në 5 javët e fundit në rastet me Covid, në 69% në mesataren shtatë-ditore që kur arriti kulmin në 11 janar,” tha Walensky në një konferencë për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.
“Mesatarja e tanishme shtatë ditore me rreth 77,000 raste është më e ulta e raportuar që nga fundi i tetorit, por akoma më e lartë se verën e kaluar,” shtoi ajo.
Mesatarja shtatë ditore e shtrimeve spital që nga 16 shkurt ishte 7,200, – një rënie prej 56% që nga 9 janari.
“Të dhënat më të fundit tregojnë se numri i viktimave ka rënë në mënyrë modeste, në një mesatare prej afërsisht 2,700 në ditë,” shtoi Walensky.