Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i ri ka ndërmarrë aktin ekstrem dhe ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij shtatzënë pasi kjo e fundit i tha që dëshironte që fëmija të mos ishte i tij.
Jason Brown, 24 vjeç qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij, nënë e 4 fëmijëve të tjerë, Katara Bray 22-vjeç. Policia arriti në vendngjarje pas denoncimit për të shtëna dhe gjeti nënën e re të vrarë në makinën e Jason Brown i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas arrestimit, i riu deklaroi se ngjarja ndodhi pas një sherri mes çiftit ku nëna e re i tha atij që dëshironte që fëmija që do të lindte, të mos ishte i tij.
Vetëm pak orë para krimit, Katara Bray shkroi në Instagram se dy javë më parë ishte konfirmuar sërish shtatzënë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/27/auto_-640-0-603a47392ec7c1614436369.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/27/auto_-640-0-603a47390bb6f1614436371.jpg)