Mjeku i bashkohet seancës gjyqësore në “Zoom” ndërkohë që po operonte pacientin në sallë

Amerika

Mjeku i bashkohet seancës gjyqësore në “Zoom” ndërkohë që po operonte pacientin në sallë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 18:52
Scott Green

Një mjek në Sacramento, Kaliforni mori pjesë në një seancë gjyqësore e cila u zhvillua nw “Zoom”, teksa ishte duke operuar pacientin nw sallwn e operimit.

Scott Green mbante veshur uniformën kirurgjikale kur u paraqit në gjyqin e tij virtual të enjten, njoftoi Sacramento Bee.

Gjykatësi tha që kjo nuk do të ishte “e përshtatshme” dhe e shtyu gjyqin. Bordi mjekësor i Kalifornisë tani ka thënë në një deklaratë se do të shqyrtojë incidentin, duke shtuar se “pret që mjekët të ndjekin standardin e kujdesit kur trajtojnë pacientët e tyre“.

Para seancës së Gjykatës Supreme të Sacramento, e cila u transmetua drejtpërdrejt në YouTube, një nëpunës gjykate pyeti kirurgun plastik: “Përshëndetje, Z. Green?  A jeni i disponueshëm për gjykim? Duket sikur ju jeni në një sallë operacioni“.

Green u përgjigj: “Unë jam, zotëri. Po, unë jam në një sallë operacioni tani. Po, unë jam në dispozicion për gjykim. Vazhdoni“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat