Një adoleshente e pastrehë është gjetur e vdekur dhe e mbështjellë me plastikë, të shtunën, brenda një depoje të braktisur në Manhatan.
19-vjeçarja është gjetur në mëngjes, thotë policia, shkruan NY Daily News.
Policia ka thënë se nuk kishte shenja të dhunës në trupin e viktimës.
Ndërsa është caktuar edhe një kohë për t’ia bërë autopsinë për të përcaktuar se si ka vdekur vajza.