Një burrë i kërkuar në vrasjet e katër personave në New Mexico dhe një në New Jersey u arrestua të Mërkurën në mëngjes në St. Louis, tha Shërbimi Marshals i SHBA, raporton AP.
Hetuesit po kërkonin Sean Lannon në lidhje me një vrasje të hënën në jug të New Jersey. 47-vjeçari gjithashtu është një person me interes për vdekjet e ish-gruas së tij dhe tre burrave, trupat e të cilëve u gjetën javën e kaluar në një automjet, në një garazh të aeroportit të New Mexico.
Policia e Albuquerque tha se ata do të udhëtojnë në St. Louis për të intervistuar Lannon rreth vdekjeve në New Mexico.
Autoritetet e konsideruan Lannon të armatosur dhe të rrezikshëm, dhe shërbimi marshals kishte ofruar një shpërblim prej $ 5,000 për informacionin që çoi në arrestimin e tij. Prokuroria e Qarkut Gloucester kishte thënë se Lannon mund të ketë qenë duke vozitur një Honda CRV blu të vitit 2018 dhe ishte parë ndoshta të hënën pasdite në Camden, New Jersey.