Viti 2020 duket se ka qenë më viti më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara – të paktën që nga viti 1900, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC konfirmoi për CNN në një email të enjten se një analizë e agjencisë vlerëson që 2020 ishte viti më vdekjeprurës në historinë e vendit për sa i përket numrit të përgjithshëm të vdekjeve, dhe kishte një rritje prej 15% në normën e vdekshmërisë në SHBA vitin e kaluar për shkak të pandemisë .
Tani për tani, të dhënat e përkohshme tregojnë se vitin e kaluar, më shumë se 3 milion njerëz – konkretisht, 3,362,151 – vdiqën nga shkaqe të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave, 378,292 prej tyre kishin humbur jetën nga Covid-19. Me popullsinë amerikane që është rreth 330 milion njerëz, rreth 3.3 milion viktima përfaqësojnë 1% të popullsisë së përgjithshme të vendit.
Të dhënat e përkohshme theksojnë se numri total i viktimave në vitin 2020 ishte 18% më i lartë se sa pritej krahasuar me vitet e fundit, sipas të dhënave në faqen e internetit të CDC.