Një kojotë që sulmoi pesë persona, përfshirë dy fëmijë, në zonën e San Franciskos është kapur dhe eutanizuar.
Departamenti i Peshkut të Kalifornisë konfirmoi se kafsha u kap në Moraga, në periferi të San Franciscos, pas gati tetë muajsh pasi shkaktoi probleme në të gjithë komunitetin, njofton Independent.
Kojota ishte përgjegjëse për kafshimin e pesë personave, duke përfshirë një vajzë tre vjeç dhe një fëmijë tjetër. Të gjitha sulmet ndodhën brenda dy kilometrave nga njëri-tjetri midis periferive të Moraga dhe Lafayette.
Rezultatet e ADN-së kanë konfirmuar se kojota e kapur dhe eutanizuar ishte përgjegjëse për pesë sulmet gjatë tetë muajve të fundit.