Tetë persona, duke përfshirë 6 gra aziatike janë vrarë në tre SPA të ndryshme në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Polcia tha se 4 persona janë vrarë në një qendër masazhi në Acwoth, periferi të veriut të Atlantës, ndërsa 4 të tjerë janë vrarë në 2 SPA të ndryshme të qytetit.
Mësohet se një 21-vjeçar është arrestuar i cili dyshohet të ketë lidhje me 3 sulmet e kryera. Akoma nuk ka të dhëna rreth motiveve të sulmit.
Në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur numri i krimeve ndaj shtetasve aziatiko-amerikan. Këto janë ndikuar nga retorika që fajëson aziatikët për përhapajen e Covid-19.
