Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka njoftuar se po emëron një ministër të ri të shëndetësisë , i katërti që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
Marcelo Queiroga, kardiolog, do të zëvendësojë gjeneralin Eduardo Pazuello, një oficer ushtrie pa asnjë trajnim mjekësor.
Ky emërim i ri vjen pasi numri i vdekjeve nga Covid-19 në Brazil po arrin në 280.000, raporton BBC.
Brazili ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve në botë, pas SHBA.
Z. Bolsonaro është përballur me kritika të gjëra për menaxhimin e situatës pandemike.
“U vendos tani pasdite për të caktuar mjekun Marcelo Queiroga në Ministrinë e Shëndetësisë,” tha z. Bolsonaro në një fjalim në pallatin presidencial Alvorada të hënën.
“Mjeku Marcelo Queiroga do të emërohet ministër i Shëndetësisë,” tha Bolsonaro në një fjalim në pallatin presidencial Alvorada, më 15 mars.
Ai tha se procesi i tranzicionit “do të zgjasë një ose dy javë”.
Gjeneral Pazuello i tha gazetarëve se Presidenti po kërkonte ta zëvendësonte atë për të “riorganizuar” ministrinë.
Z.Bolsonaro tha se ministri i ri i shëndetësisë kishte gjithçka për të bërë një punë të mirë, duke i dhënë vazhdimësi asaj që Pazuello bëri deri më sot.
“Nga tani e tutje, ne po shkojmë në një fazë më agresive në lidhje me luftën kundër virusit,” tha ai.
Eduardo Pazuello u emërua ministër i shëndetësisë në maj 2020.
Javën e kaluar vendi kaloi 2000 vdekje nga covid në një ditë, numri më i lartë i një dite.
Sistemet shëndetësore në Brazil raportohen të jenë afër kolapsit.