Gjysmë toni marihuanë me vlerë mbi 8 milionë dollarë janë kapur djë në Indiana të SHBA-së. Policia rrugore në Indiana ndaloi një furgon për një shkelje të komunikacionit gjatë lëvizjes pranë qytetit Lowell.
Oficeri iu afrua automjetit me policinë për të folur me shoferin e quajtur Christopher Colburn.
Policia kërkoi vetëm dokumentet e shoferit për t’i vënë gjobën për shkeljen në komunikacion, por gjatë ndalimit të furgonit, një qen i policisë insistonte që të kontrollohej furgoni për shkak të aromës që ndjente.
Më pas policia kërkoi nga drejtuesi i furgonit që të hapte pjesën e prapme.
Në të ishin disa pako të fshehta në të cilat gjindeshin plot 1.264 qese të mbështjella me marihuanë. Secila qese kishte afërsisht 1.5 kilogramë.
Colburni u arrestua në vend dhe u dërgua në paraburgim në burgun e Lake County.