Kufijtë tokësorë të SHBA me Kanadanë do të qëndrojnë të mbyllur për udhëtime jo-thelbësore deri të paktën më 21 Prill, tha të enjten qeveria kanadeze, raporton Reuters.
Shtyrja e re 30-ditore është e dyta e njoftuar nën Presidentin Joe Biden dhe vjen ndërsa ligjvënësit e SHBA në shtetet kufitare kanë kërkuar heqjen e kufizimeve gati një vjeçare për të adresuar pandeminë COVID-19.
Kanadaja ka treguar pak interes në heqjen e kufizimeve dhe muajin e kaluar vendosi kërkesa të reja për testimin COVID-19 për disa kanadezë që kthehen nga udhëtimet.