Gjenden mbetjet e 22-vjeçares së zhdukur në vitin 2003 në Chicago

Amerika

Gjenden mbetjet e 22-vjeçares së zhdukur në vitin 2003 në Chicago

Më: 19 mars 2021 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Mbetjet e një nëne 22-vjeçare nga zona e Chicagos e cila ishte zhdukur në vitin 2003, janë gjetur dhe vdekja e saj është duke u hetuar si vrasje, kanë thënë autoritetet gjatë javës.

Departamenti i Policisë së Auroras ka identifikuar mbetjet skeletore të gjetura në qarkun e Kane në dhjetor, si Tyesha Bell. Mbetjet u gjetën me rroba dhe gjëra personale në një varr jo shumë të thellë në një zonë pylli, kanë shtuar autoritetet, shkruan FoxNews.

Hetuesit kanë përdorur të dhënat dentare dhe ADN-në për të identifikuar mbetjet që i përkisnin Bellit. Mbetet e paqartë se si ka vdekur.

Bell është parë për herë të fundit nga motra e saj në apartamentin e tyre më 10 maj 2003, ka thënë policia.

Ajo ishte larguar prej aty pasi kishte marrë një telefonatë, por kishte lënë televizorin të ndezur, qirinjtë po ashtu dhe dy fëmijët e saj të vegjël me familjarë.

“Për 18 vjet, hetuesit palodhur kanë ndjekur rrugë të shumta dhe teori për të sjellë drejtësi për familjen e Tyeshas”, ka thënë policia. “Megjithatë, irritimi ynë vazhdon, duke marrë parasysh se ne besojmë se dikush e di se çfarë ka ndodhur dhe pritet që të dalë përpara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat