Një grua ka vdekur dhe pesë tjerë janë lënduar në një sulm me thikë në një librari publike në Vancouver në Kanada, raportojnë mediumet e huaja.
Sulmuesi, që dyshohet se ka vepruar i vetëm, është arrestuar dhe gjendet në paraburgim.
Sulmi ka ndodhur pasditen e të shtunës, ndërsa hetuesit u kanë bërë thirrje dëshmitarëve që të paraqiten, veçanërisht atyre që kanë bërë video e më vonë i kanë postuar në rrjete sociale.
“Gjashtë viktima kanë marrë plagë me thikë. Një prej tyre ka vdekur nga plagët. Bëhet fjalë për një grua. Ne dyshojmë se kemi vetëm një sulmues dhe ai është në paraburgim”, ka njoftuar Frank Jang nga Policia e Vancouverit.
Video of the alleged Lynn Valley stabbing suspect who appears to stab himself in the leg before being taken into custody @CTVVancouver pic.twitter.com/u7VkvW1kTr
— Shannon Paterson (@ctv_shannon) March 27, 2021