Akuzohej se nuk ishte patriot, veterani hoqi këmishën dhe shfaq plagët e marra në luftë

Amerika

Akuzohej se nuk ishte patriot, veterani hoqi këmishën dhe shfaq plagët e marra në luftë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:45
Foto

Një veteran i ushtrisë amerikane ka bërë një veprim të papritur gjatë një takimi të komunës së West Chester të Ohios në SHBA.

Amerikano-aziatiki hoqi këmishën për të treguar plagët që mori gjatë shërbimit të tij.

Duke thënë se njerëzit më parë i kishin thënë se nuk dukej “mjaft amerikan”, Lee Wong i tha Bordit të Administrimit të West Chester Township se do të demonstronte “‘si duket patriotizmi”, raporton bbc.

Vërejtjet e 69-vjeçarit erdhën mes një serie demonstratash amerikane që kundërshtojnë krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve.

Ndryshe, ditë më parë pas disa të shtënave në qendër masazhi në Atlanta mbetën të vdekur tetë gra me origjinë aziatike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat