Miliarderi çek, Petr Kellner, është njëri nga pesë viktimat e rrëzimit të helikopterit në Alaskë të shtunën.
Kompania e tij, PPF Group, e konfirmoi vdekjen e kreut përmes një njoftimi të hënën.
“Me pikëllim të madh, PPF njofton që…Petr Kellner tragjikisht ka vdekur në një aksident në bjeshkët e Alaskës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Jeta e tij profesionale njihej për etikën e pabesueshme të punës dhe kreativitetit, por jeta e tij private i takonte familjes së tij”.