Virusi korona është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020, njoftoi sot Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
CDC deklaroi në raportin e saj të përjavshëm mbi morbiditetin dhe vdekshmërinë, se COVID-19 është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit dhe rreth 375.000 vdekje u regjistruan, raporton Fox News.
"Numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua midis afrikano-amerikanëve, amerikanëve vendas dhe vendasve të Alaskës," thuhet në deklaratë.
Si përqindje, numri më i lartë i vdekjeve është midis meshkujve dhe personave mbi 85-vjeç.