Një shtresë e madhe hiri dhe pluhuri ka mbuluar ishullin e Saint Vincent në Karaibe si pasojë e aktivizimit të një vullkani që kishte dekada që qëndronte në heshtje.
Shpërthimet nga gryka e vullkanit “La Soufriere” ishin shumë të fuqishme dhe një re e madhe me hi arriti lartësinë 10 km, duke detyruar qindra banorë të evakuohen.
Zhurmat nga krateri vijojnë të jenë të forta.
Dhe për këtë arsye kryeqendra e Saint Vincent tashmë i ngjan një qyteti fantazmë.