Tre njerëz u vranë dhe dy u plagosën rëndë në një përplasje të armatosur në një kafene në shtetin federal amerikan të Wisconsit.
I dyshuari për sulmin në tavernë në fshatin Somers në rrethin Kenosha, ende nuk është arrestuar.
Autoritetet besojnë se sulmi është një “incident i izoluar” dhe se qytetarët nuk janë në rrezik, raporton washingtonpost.
Policia ende po përcakton identitetin e të vdekurve. Incidenti i mbrëmjes së sotme është i fundit në një seri sulmesh të ngjashme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë vrasjen e tetë njerëzve në magazinën e FedEx në Indianapolis.
Në mars, katër njerëz u vranë në një zyrë në Kaliforni, në zonën më të madhe të Atlantës, në Georgia, tetë njerëz u vranë në sallonet e masazhit, ndërsa në shtetin federal të Kolorados, dhjetë njerëz u vranë në një sulm të armatosur në një dyqan.