Ish-presidenti George W. Bush ka thënë se nuk e ka votuar Donald Trump e as Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020 në SHBA.
Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, Bush në letrën e votimit ka shkruar emrin e politikanes, Condoleezza Rice.
“Ajo e di këtë. Por ajo më tha se do të refuzonte të pranonte zyrën (e Presidentit)”, tha Bush në një intervistë për revistën People.
Rice ka shërbyer si sekretare e shtetit, derisa Bush ishte në pushtet gjatë vitit 2005-2009.