Në Brazil, numri i vdekjeve nga koronavirusi midis moshave 20 dhe 29 vjeç është rritur me më shumë se 1,000% që prej fillimit të viti.
Sipas studimit të Institutit Mjekësor, vdekjet midis moshës 30 dhe 39 vjeç janë rritur me 819%, ndërsa vdekjet midis moshave 40-49 vjeç janë rritur me 933%.
Vdekjet dhe rastet filluan të shtohen që prej janarit, për shkak të përhapjes së variantit P1, i cili fillimisht u identifikua në Amazon dhe cilësohet shumë më ngjitës nga variantet e tjera.
Procesi i vaksinimit vazhdon me ritme të ngadalta dhe masat kufizuese janë të pakta.
Drejtori i Institutit thekson se rritja e vdekjeve te moshat e reja vjen si pasojë e lehtësimit të masave kufizuese.
Sipas studimit, mosha mesatare e pacientëve të shtruar në spital është 58, krahasuar me 62 që ishte në fillim të vitit.
Ministria Brazilian e Shëndetësisë njoftoi të premten se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2.914 të infektuar, ndërkohë janë konfirmuar 69.105 raste të reja të SARS-CoV-2.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 386.000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi që nga fillimet e pandemisë në të gjithë Brazilin.