Një burrë është arrestuar për fshehjen e 35 zogjve të gjallë nga Huyana për t’i dërguar në një garë për të kënduar në New York, sipas ankesës së dorëzuar në Zyrën e Prokurorit të SHBA-së.
Kevin Andre McKenzie, një banor 36-vjeçar kishte fluturuar të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në New York, sipas ankesës, ku zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit e morën atë për një ekzaminim dhe gjetën zogjtë. Ai u akuzua për import të paligjshëm të zogjve.
Autoritetet thanë se ato ishin ngjitur në pjesën e brendshme të xhaketës së McKenzie, si dhe pjesën e sipërme të këpucëve të tij.
Autoritetet gjeten se llojet e tilla të zogjve zakonisht dërgohen në gara këndimi në Brooklyn në New York.